Mbrëmja e maturës është një ngjarje e rëndësishme në jetën e çdo gjimnazisti, prandaj ata përpiqen ta kthejnë atë në një moment të paharrueshëm.
Për ta bërë këtë moment mbresëlënës, disa maturantë të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti”, në Durrës kanë zgjedhur të mbërrijnë në lokalin ku do të festonin gjithë natën me motorin e famshëm tw filmave hollivudianw “Harley Davidson”. Madje, njërin prej tyre e ngiste një vajzë, një gjë pak e pazakontë, pasi dihet që motorët janë preferencë e meshkujve zakonisht.
Me një hyrje të tillë, mbrëmja e maturës për këta gjimnazistë nuk kishte sesi të niste më bukur.
Ещё видео!