Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nga ana e Beogradit janë respektuar të gjitha procedurat lidhur me rastin e nisjes së kadetëve në Bosnjë Hercegovinë, të cilët marshuan në dy qytete me ftesë të Qeverisë së entitetit të Republikës Sërpska. Por Bosjna e dënoi rastin duke kërkuar hetime si dhe reagim të komunitetit ndërkomëbtar. “Ky është viti i tetë që shkojnë dhe nuk ka qenë kurrë problem, e tani është problem”, tha Vuçiç për Televizionin Pink të Serbisë ndërsa sqaroi se çdo gjë është bërë sipas procedurave dhe ligjeve. Dërgimi i kadetëve, siç thanë për Radion Evropa e Lirë nga Policia Kufitare e Bosnje e Hercegovinës, u paralajmërua përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës. Përveç në Kozarë, ku u përkujtua përvjetori i një beteje të vitit 1942, kadetët parakaluan edhe në qytetin Prijedor. Në këtë qytet, gjatë luftës së viteve ’90, u vranë më shumë se 3.100 njerëz të kombësive joserbe.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#BosnjëHercegovinë#AleksanderVuçiç
Ещё видео!