Në dosjen e SPAK, zbulohen detaje në lidhje me planin e ish-deputetit Arben Ndoka për të vrarë Durim Bamin, si hakmarrje për ekzekutimin e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka në vitin 2017.
Sipas burimeve të Anila Hoxhës, për këtë plan ai ka kontaktuar me disa personazhe të botës së krimit, e mes të cilëve edhe Ervis Martinajn. Ky i fundit i ka garantuar se do të financojë ai për realizimin e vrasjes.
Në komunikimet që ata kanë pasur me njëri tjetrin në 2020, Martinaj i ka shkruar se nga informacionet e tij, Durim Bami ndodhej në Ksamil. Martinaj i kërkon më tepër detaje për adresën, dhe e pyet nëse do që t’i dërgojë “çunat e tij”.
Ta jap unë audin, është super makinë, ecën me 270 në orë. Marrin e targa rezervë ndoshta e s’kanë nevojë për ta djegur. E kam gati, është e vjedhur. Çelësi është sipër gomës së pasme, i shkruan ndër të tjera Martinaj, ndërsa Arben Ndoka i përgjigjet duke i thënë se në orën 6 të mëngjesit do të shkojë dikush për të marrë makinën.
CITAT Ervis Martinaj Me cilin është k*rva, pa këto çerrat? A dihet adresa e saktë? Ti nis me motor 2 çuna? Makinë me ik atje thu? Me targa koti, a ikin dot? Ta jap unë Audin, është super makinë, 270 në orë ecën. Marrin e targa rezervë ndoshta e s’kanë nevojë me e djeg fare. Gati e kam, është e vjedhme… gati e ke Audin. Nuk kam kë çoj se i kam të zanë, ço njeriun tat, që ësht shok me këto çunat, me i mar shkoj unë i marr, nqs duhet, po kryn punë, Audin e ke gati, në Mamurras në autostradë, s’ka kamera. Çelesi i audit është sipër gomës mrapa.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Martinaj#Ndoka#TopChannelNews
Ещё видео!