Plani i Gjermanisë për të financuar organizata bamirëse që ndihmojnë emigrantët në Detin Mesdhe shkakton probleme për Italinë, tha të dielën Ministri i Mbrojtjes Guido Crosseto, ndërsa Roma përpiqet të forcojë masat për të penguar hyrjen e emigrantëve përmes rrugëve detare.
Sipas mediave italiane, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë tha të premten se Berlini po zbatonte një program financiar parlamentar në mbështetje të ekipeve të shpëtimit në det dhe projekteve në terren.
“Kemi marrë shumë aplikime për financime. Shqyrtimi i aplikimeve është përmbyllur në dy raste”, i tha zëdhënësi agjencisë së lajmeve Reuters, duke shtuar se "shuma e financimit varionte nga 400 mijë deri në 800 mijë euro për çdo projekt”.
Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosseto i tha gazetës “La Stampa” se Roma e kishte parë këtë veprim të Gjermanisë si “shumë serioz” duke shtuar se qeveria italiane është e angazhuar në luftë ndaj trafikuesve të qenieve njerëzore që sipas tij duhet të trajtohen si “kriminelë ndërkombëtarë”.
“Duke vepruar kështu, Berlini shton telashet në një vend, që teorikisht duhet ta ketë mik e aleat’, vijoi Crosseto.
Të dhënat e fundit tregojnë se deri më tani 132 mijë emigrantë kanë mbërritur me varka në Itali, krahasuar me 69 mijë emigrantë që kishin mbërritur në vend, në të njëjtën periudhë, vitin e kaluar.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Itali#Gjermani
Ещё видео!