Zogu - Poezi nga Skender Doçi
Zogu
Nga degët e pishës më ra një glasë
Thanë të tjerët, mos u mërzit sot ke një fat
Më ra në kokë, e fshiva dhe e hodha në tokë
Ta dija nuk rrija te tavolina e pishës sot.
Kafen e mëngjesit shpeshherë këtu e pi
Në kodrën e vogël, poshtë kësaj pishe
Rrezet e dielli, shoqërisht më vijnë përballë
Më japin frymëzim për fillimin e çdo dite.
Dielli fshihet mbrapa ca gëmushëve
Herët në mëngjes, kukafshehtas me mua luan
Me një kafe e një gotë ujë, fshihem në këtë vend
“Pass” thonë rrezet, çdo mëngjes te pisha të gjejmë.
Nuk e di cili zog ma lëshoi glasën në kokë
Në degë ishin shumë dhe s’e dallova dot
Ndoshta, po flasin për fatin që më ofruan sot
Nesër në mëngjes, këtë “fat” lëshojeni përtokë.
Dielli pas gëmushëve ngjitet ashtu përpjetë
Edhe më shumë rreze më lëshon përballë
Më kujton se u bëra pak vonë për në punë
Ngrihem vrap, kodrës së vogël marr udhë.
© Autor Skender Doci
Tiranë më, 8 Shkurt 2017
========================
Zogu - Poezi nga Skender Doçi
Теги
SkenderDociPoezipoetpoezi shqipetareartpoetrylibradielliqiellishpirtitiranaprishtinashqiperiakosovaletersipikturaberishaburrifemralujaliriashiufjalanenapranveraatdheudetipaqjarruganjeriudashuridjaliqenikrediaduhanipetagogubetimiparlamentipikegjumstudentnxenesshkollemesueszotipoezi kosovarefakultetideputetpolitikopozitbashkikishakatedraljaislamifejaeuropamerikmyslimanskender dociministrizogupishaglasabirdbranchespinesting