I ati i Enriko Aliajt, 20-vjeçarit që humbi jetën në Itali duke u plagosur me armë zjarri, ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.
Duke folur për mediat italiane Shpend Aliaj, babai I 20-vjeçarit i thotë se në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë, Enriko ishte në banesë me vëllanë e tij dhe një mikun e tyre. Shpendi ka bërë të ditur, pas dyshimeve të shumta, se nata e zezë e 3 qershorit ku i biri humbi jetën ishte tërësisht aksidentale. Ai thotë se i vëllai i viktimës, pra djali i tij i dytë ishte duke luajtur me armë dhe e qëlloi Enrikon gabimisht.
Ndërkohë për armën e zjarrit të gjendur në banesë, Shpend Aliaj ka theksuar se nuk ka pasur dijeni dhe se në momentin e tragjedisë nuk ndodhej në shtëpi. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 3 qershorit në privincën e Piacenzas. Në ditët në vijim pritet të kryhet edhe autopsia në trupin e 20-vjeçarit.
I dyshuar për vrasjen ka qenë edhe një person tjetër, që thuhet se ka qenë miku I Enrikos dhe në momentin e ngjarjes ndodhej në banesë. Dyshimet për të u shtuan pasi me mbërritjen e Policisë, ai u ngujua në banesë, më pas u vetëdorëzua.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Italy#ShpendAliaj#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/PPXDArjo6IE/maxresdefault.jpg)