Pamje filmike të 13 dhe 14 Shtatorit do të rishfaqen në seancat e këtij procesi në Gjykatën e Faktit të Tiranës. Genti Sinani kryetari i trupit gjykues të dosjes numër 2 ka vendosur kështu duke parë se të dyja palët në procesnuk po gjenin një pikë takimi për të eliminuar këtë procedurë. Është vendosur që ekspertët Orest Afezolli, Idajet Qato dhe Ilir Avrami të kryejnë analizimin e provave në fjalë për të vërtetuar origjinalitetin e tyre.
Në ndihmë të ekspertëve janë thirrur nga Gjykata edhe specialistë elektronikë dhe montazhierë nga kanalet e ndryshme televizive private dhe ai shtetëror për të konkluduar nëse në pamjet filmike nuk ka manipulime teknike. Çeshtja e shfaqjes apo jo të kasetave ka mbisunduar debatin mes palëve në proces ku përfundimisht trupi gjykues ka vendosur përfundimin e procedurës së gjatë të bërjes së tyre publike, ashtu siç ndodhi dhe në dosjen e parë të 14 Shtatorit.
Kështu procesi më i tejzgjatur dhe i shumë përfolur kohët e fundit, do t vazhdojë më shumë se një muaj me shfaqjen e atyre pamjeve filmike të cilat shqiptarët i kanë mësuar përmendësh.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!