Vladimir Putin tha dy ditë më parë se Rusia do t'i jepte fund luftës së saj nëse Ukraina tërhiqte trupat nga katër rajonet e aneksuara nga Kremlini dhe nuk do të anëtarësohej në NATO. Kryeministrat e Italisë, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë hedhur poshtë kushtet e armëpushimit të presidentit rus Vladimir Putin. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i quajti kushtet e Putinit për paqen "propagandë", ndërsa mbylli samitin e G7-ës në Italinë jugore. Kancelari gjerman Olaf Sholz pati një reagim të ngjashëm negativ ndaj propozimit të Putinit. Në një intervistë me transmetuesin gjerman ARD ai tha: "Ajo që Putini po propozon në fund të fundit është të dokumentojë ambicjet e tij imperialiste." Scholz la të kuptohej se kushtet e përshkruara nga Putin kishin në shënjestër publikun rus, i cili sipas tij dëshironte të shihte një rezultat paqësor të luftës në vend të kushteve të vërteta të paqes. Scholz gjithashtu akuzoi Putinin se po përpiqej të "errësonte" rolin e tij në fillimin e luftës kundër Ukrainës. Presidenti rus Vladimir Putin premtoi në një fjalim të premten se do të urdhërojë "menjëherë" një armëpushim dhe fillimin e negociatave nëse Kievi fillon të tërheqë trupat nga katër rajonet e aneksuara nga Moska në 2022 dhe heq dorë nga planet e tij për t'u bashkuar me NATO-n. Të shtunën, kryeministri britanik hodhi poshtë propozimin e Putinit në Samitin e Paqes në Ukrainë që po mbahet në Zvicër, duke thënë se ai "nuk ka interes real për një paqe të vërtetë" dhe se samiti synonte të diskutonte dhe të mbështeste integritetin territorial, ndër të tjera. Në të njëjtin samit, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen duke folur për ofertën e Putinit tha se "ngrirja e konfliktit, me trupat e huaja që pushtojnë tokën ukrainase, nuk është një përgjigje". Ajo shtoi se një paqe e qëndrueshme do të siguronte integritetin territorial të Ukrainës si prioritet. Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara, që mori pjesë në samitin në Zvicër, në vend të presidentit amerikan Joe Biden, tha se "Putini nuk po bën thirrje për negociata, ai po bën thirrje për dorëzim". Presidenti francez Emmanuel Macron shkroi në platformën X se një paqe e qëndrueshme do të respektonte "sovranitetin" e Ukrainës. Kushtet e Ukrainës për negociata përfshijnë dëbimin e forcave ruse nga territori i saj, duke përfshirë gadishullin e aneksuar të Krimesë, rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës dhe nxjerrjen e rusisë para përgjegjësisë për krimet e luftës. Kievi ka thënë gjithashtu se Moska duhet t'i paguajë dëmshpërblimet Ukrainës për shkatërrimet e shkaktuara nga lufta dhe se do të vazhdojë procesin e aplikimit për t'u bërë anëtare e NATO-s.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Perendimi#Putin
![](https://i.ytimg.com/vi/Pi8tYLWJDo8/maxresdefault.jpg)