Këtë të dielë do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike për të miratuar andidaturat për kryetar partie dhe rregullat e propozuara nga Komisioni Zgjedhor për zgjedhjet brenda partisë që do të zhvillohen me 13 qershor.
Sekretari i Përgjithshëm demokrat, Gazment Bardhi, në një njoftim për mediat fton anëtarët e Kryesisë të jenë të pranishëm në mbledhje.
“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Mbledhja e Kryesisë të dielën, më date 23 Maj, do të zhvillohet në orën 18:00. Rendi i ditës: Miratimi i kandidaturave për Kryetar. Miratimi i rregullave të propozuara nga Komisioni Zgjedhor për procesin zgjedhor. Lutem të sigurohet pjesëmarrja në mbledhje! Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi'
përballë Lulzim Basha pritet të jenë Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi.
Lulzim Basha ka dorëzuar zyrtarisht formularin e kandidimit për kreun e kësaj partie në zgjedhjet që do të mbahen më 13 qershor. Ashtu siç pritej Basha kërkon të vijojë të drejtojë Partinë Demokratike, edhe pse shumë nga demokratët janë zhgënjyer me humbjet e njëpasnjëshme të tij qoftë në betejat polikë qoftë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.
Agron Shehaj ka depozituar gjithashtu formularin për kandidim për drejtimin e partisë më të madhe opozitare, edhe pse më herët nuk e kishte shprehur një ambicie të tillë.
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, e ka cilësuar dje garën si asimetrike, por ka garantuar se do të sfidojë kryetarin Basha me vlerat.
Në të njëjtën linjë ishte edhe prononcimi i ish-ministres së Jashtme Edith Harxhi. Ajo tha se gara nuk është e mbështetur në rregulla, teksa premtoi reformimin e Partisë Demokratike mbi vlerat e vitit 1990.
Ndërkohë që përmes një kërkese drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike dhe kryesisë së kësaj partie, grupi “Për PD”, kërkoi shtyrjen e datës së zgjedhjeve për kryetarin në PD, e cila u vendos më 13 qershor në Këshillin Kombëtar, i cili u mbajt ditën e diel. Sipas tyre caktimi i datës 13 qershor 2021 për zgjedhjen e kryetarit të partisë, është në shkelje të hapur të kërkesave për një garë të ndershme, të besueshme dhe të dobishme për vetë Partinë Demokratike.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#PD#Zgjedhjet#TopChannel
Ещё видео!