Lajme Arkiva 2002
Firmosja e marrëveshjes për rikonstruksionin e godinës së Teatrit Kombëtarë, nga ana e zonjës Arta Dade, ministre e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, duket se i ka kënaqur së tepërmi drejtuesit dhe artistët e këtij teatri, të cilët prej disa kohësh prisnin zgjidhjen e këtij problemi.
Në një intervistë për Tv Klan, drejtori i Teatrit Agim Qirjaqi, falënderon qeverinë shqiptare për interesimin e saj dhe shpreson që kjo marrëveshje të mos prishet në të ardhmen.
Agim Qirjaqi: “Qëndrimi jonë është shumë falenderues për këtë vendim, për fillimin e rikonstruksionit të Teatrit Kombëtarë sepse në fund të fundit, ky akt nuk është vetëm rikonstruksioni teknik ose fizik i Teatrit Kombëtar, por me këtë rast ne e përkthejmë që ky është një vullnet pozitiv i qeverisë duke filluar që nga zoti Fatos Nano kryeministri, po kështu edhe dikasteri që mbulohet nga zonja Arta Dade”.
Po sipas zotit Qirjaqi rikonstruksioni i Teatrit do të nisë që sot, pritet vetëm leja nga Ministria e Punëve të Brendshme që ndodhet aty pranë për lejimin e makinave të tonazhit të rëndë. Ky rikonstruksion do të zgjasë rreth 2 muaj por kjo nuk do të pengojë aspak projektet artistike të trupës së Teatrit Kombëtarë.
Sipas Qirjaqit kjo trup shfaqjet e saj do ti jap për publikun në një turne që do të prek disa qytete shqiptare si dhe do të marrë pjesë në disa konkurrime në aktivitete ndërkombëtare./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!