Nesër, Shqipëria dhe Kosova do t'i japin lamtumirën e fundit shkrimtarit Ismail Kadare. Homazhet për gjeniun e letrave shqipe do të mbahen nesër që prej orës 11.00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Pas homazheve, Kadare do të përcillet për në banesën e tij të fundit. Në nderim të tij, sot edhe nesër është shpallur ditë zie kombëtare. Edhe në Kosovë dita e nesërme është vendosur që të jetë ditë zie për shkrimtarin. Ndërkohë përfaqësuesit më të lartë të vendit, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani do të vijnë në Shqipëri për t'i bërë ndërimet e fundit kolosit. Kadare mbylli sytë përgjithmonë në spitalin QSUT, duke lënë pas bashkëshorten Helenën, dy vajzat Gresën dhe Besianën.
![](https://i.ytimg.com/vi/PxxOdac9044/maxresdefault.jpg)