Pas luftës në Ukrainë, Serbia ka rritur kërcënimet me luftë ndaj Kosovës duke kërkuar ndër të tjera edhe rikthimin e ushtrisë.
Së fundmi Beogradi ka vendosur 48 baza operuese ofensive, nga të cilat 28 janë baza ushtarake dhe 20 baza xhandarmërie, të gjitha të vendosura rreth kufirit të Kosovës.
Prishtina zyrtare ka ngriur vazhdimisht alarmin për rrezikun që paraqesin këto baza ushtarake për sigurinë e Kosovës dhe rajonit, duke i kërkuar përëndimit të bëjë presion për heqjen e tyre.
Nga ana tjetër, gazetari boshnjak Jasmin Mujanovic ka publikuar një sërë dokumentesh në Tëitter ku shihen saktësisht vendndodhja e 48 bazave operuese ofensive të vendosura nga Serbia afër kufirit me Kosovën.
Në dokumentet e publikuara ku përshkruhet në detaje edhe përfshirja e Rusisë në operimin e ketyre bazave.
“Rusia është duke trajnuar forcat speciale në Serbi dhe ka agjentë në dhjetëra objekte ushtarake serbe përgjatë kufirit të Kosovës”, shkruan Mujanovic.
Parlajmërimi i gazetarit të njohur vjen pasi Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar vazhdimisht se Serbia ka vendosur baza ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën. Kurti konfirmon po ashtu se Serbia ka 48 baza ushtarake dhe xhandarmërie në rreth Kosovës, në të cilat janë vendosur sipas tij edhe mercenare të grupit ushtarak Uagner.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Serbia#Bazat
Ещё видео!