#oranews #ervismartinaj #vismartinaj #martinaj #zhdukjaervismartinajt #mbretilojravetefatit #shorts
Është mbushur plot 1 vit nga zhdukja në Shijak e Ervis Martinaj, njeriut që jetonte mes biznesit të lojrave të fatit dhe botës të krimit të organizuar. Pikërisht në 9 gusht 2022, 41-vjeçari humbi kontaktet me rrethin e tij shoqëror dhe familjar, çka solli që një ditë më pas në 10 Gusht xhaxhai i tij Rakip Martinaj të kallëzonte në policinë e Laçit, rastin e humbjes së kontaktit me nipin.
Shijaku ishte pika e fundit e ndalesës së tij, duke hyrë në banesën e një të njohuri A.A. Shijaku mban të fshehur misterin nëse Ervis Martinaj është gjallë apo e kanë vrarë.
"Ora News" ka siguruar një video, ku njeriu më i kërkuar nga policia, Ervis Martinaj, shfaqet teksa noton në Lagunën e Patokut në Laç. Në video duket qartë Ervis Martinaj, teksa bën lëvizje të krahëve dhe më pas zhytet në ujërat e Lagunës.
E teksa noton disa metra, del me urgjence nga uji, duke bërtitur: "...o ka gafore...".
Për një periudhë 1-vjeçare emri i Ervis Martinajt, ka ngjallur kureshtje, duke e ndarë opinionin publik, median dhe policinë, mes misterit nëse është i gjallë apo është i vdekur.
Prokuroria e Laçit dhe më pas ajo e Lezhës, prej 1 viti po kryen hetime për akuzën e "Rrëmbimit dhe zhdukjes së personit".
Por deri në këtë fazë nuk është bërë e mundur të gjendet asnjë provë apo sinjalizim, rreth fatit të njeriut që jetonte mes botës së lojrave te fatit dhe Krimit të Organizuar. Njerëzit e fundit që shoqëronin Ervis Martinaj nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas, ishin e dashura e tij Sadete Kokomani dhe punonjësi i policisë, Jeton Lami.
Ky i fundit u arrestua për "Shpërdorim detyre" dhe më pas u dënua nga gjykata e Lezhës me dy vjet e 10 ditë burgim.
E megjithëse Prokuroria e Lezhës, për rastin Martinaj po kryen hetime në pistën e rrëmbimit dhe zhdukjes së personit, nga ana tjetër SPAK, brenda 1 viti ka iniciuar 4 procedime penale kundër tij, duke i vendosur 2 masa sigurimi "Arrest në burg".
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/Q2xQ0k3C3ws/maxresdefault.jpg)