Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në Sirinë qendrore, si pasojë e një vale sulmesh me raketa nga forcat izraelite. Lajmi është konfirmuar nga agjencia shtetërore e lajmeve në Damask, Saana, e cila thekson se 43 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve në afërsi të Masyaf, në rajonin e Hama, mbrëmjen e së dielës.
Duke cituar burime ushtarake, media siriane bën me dije se avionë izraelite që fluturonin mbi Libanin veri perëndimor, lëshuan raketa në disa zona të ndryshme ushtarake rreth orës 23:20 të së dielës. Burimi ushtarak pretendon se sistemet e tyre të mbrojtjes kishin rrëzuar disa raketa.
Ndërkohë sipas obesrvatorit sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër të paktën 4 ushtarë dhe 3 civilë u vranë në sulmet ajrore që shkatërruan struktura ushtarake dhe shkencore, ku ishin të pranishëm ekspertë armatimesh dhe pjesëtarë të grupeve të armatosura të mbështetura nga Irani. Sulmet shkaktuan gjithashtu dëme edhe tek një autostradë lokale, dhe një zjarr shpërtheu në zonën e Hair Abbas.
Nga ana tjetër Izraeli nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këto raportime, teksa sulme të ngjashme në Siri janë shënuar edhe më herët, pasi Izraeli dyshon se grupe të armatosura iraniane bashkëpunojnë me sirianët në këto qendra.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Sulmi#Izraeli
Ещё видео!