#oranews #fier
Një avokate u mbajt peng nga një 74-vjeçar në Korçë për shkak të zvarritjes së procesit gjyqësor për një pronë, ndërsa një mbrojtjes ligjor në Fier u dhunua nga një 34-vjeçar në proces divorci.
Në mure kanë mbetur njollat e gjakut si dëshmi e dhunës.
Avokati Ergys Selmani u sulmua në zyrën e tij pranë mjediseve të Gjykatës së Fierit.
Autori i dhunës është një 34-vjeçar që sipas burimeve ishte në proces divorci, ndërsa avokati Selmani ishte mbrojtës ligjor i bashkëshortes.
Debati ka qenë i ashpër në brendësi të zyrës, duke përfunduar në plagosjen e avokatit.
Ai u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Fierit, ndërsa autori tashmë është në kërkim nga policia e Fierit.
Ngjarja në Fier ishte rasti i dytë në 24 orë kur avokatët bien pre e sulmeve për shkak të detyrës.
Një avokate u mbajt peng dhe u kërcënua në zyrën e saj në në Korçë nga një klient.
Autori ishte një 74-vjeçar, i cili do të hetohet në gjendje të lirë nga prokuroria. Një proces i tejzgjatur gjyqësor për çështje pronësie mësohet se ishte arsyeja e pengmarrjes.
Sipas dëshmisë së avokates, Nikollaq Çango e kërcënënoi me një pistoletë sportive pasi ajo nuk pranoi ti firmoste një shkresë jo ligjore.
Rastet e sulmeve të ndaj mbrojtjesvë ligjorë kanë qenë të vazhdueshme.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/Q6UPY1ac18Q/maxresdefault.jpg)