Kina po zgjeron kapacitetet e saj për të mbajtur dhe për të lëshuar raketa bërthamore. Alarmin e kanë lëshuar më së fundmi edhe shkencëtarët amerikanë. Imazhe satelitore nga provinca e Xinjangut, në perëndim të vendit, tregojnë se kina po ndërton një fushë të madhe mbajtjeje dhe lëshimi raketash bërthamore – thuhet në një raport të federatës së shkencëtarëve amerikanë. Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes kanë shprehur shqetësim për rritjen e kapaciteteve bërthamore të Kinës. Kjo është ndërkohë hera e dytë që raportohet për fushën e re të mbushur me platforma lëshimi, në ndërtim, në dy muajt e fundit. Kjo fushë mund të mbajë rreth 110 platforma lëshimi, të ndërtuara këto nën tokë për të mbajtur dhe lancuar raketat.
Muajin e shkuar, Uashington post raportoi se 120 platforma lëshimi ishin pikasur në një fushë në shkretëtirë në provincën Gansu të Kinës. Ndërsa fusha e fundit është raportuar në Hami, 380 km në veri perëndim të Yumenit. Në 2020-ën, Pentagoni tha se Kina kishte vendosur si objektiv dyfishimin e arsenalit të saj bërthamor. E këto zhvillime vijnë ndërsa SHBA dhe Rusia përgatiten për bisedime për kontrollin e armatimeve. Vetë kina deri më sot, nuk ka marrë pjesë në negociatat për kontrollin e armëve. Në 2020-ën, raportohet se kina kishte një arsenal prej më shumë se 200 bombash bërthamore dhe se kishte si qëllim të dyfishonte këtë shifër. SHBA ndërkohë ka afërsisht 3800 bomba bërthamore.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#China#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/QEA6BoJLyLw/mqdefault.jpg)