Një atentat i dështuar ndodhi këtë të shtunë në Lezhë.
Gazetarja Vera Deda thotë se nga të dhënat e para, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë qëlluar në drejtim të Blerim Preçit, rreth 30 vjeç, nga Miloti dhe Klisman Preçit.
Ngjarja, sipas gazetares, ndodhi pranë një lokali pak kilometra larg qytetit të Lezhës. Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar. Dy personat në fjalë po lëviznin me makinë, kur u qëlluan po nga një automjet në lëvizje.
“Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P. dhe K.P. Për pasojë nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve”, tha policia e Lezhës në një informacion paraprak për ngjarjen. /tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/QLYi-IAzWUw/mqdefault.jpg)