[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Një jave nga grabitja spektakolare e makinës qe transportonte paratë e nje banke te nivelit te dyte, grupi hetimor jep detaje të reja. Vizion Plus ka mundur te mësoje te dhënat e makinës, me të cilën të cilën u larguan 8 thasët me paratë e grabitura nga autoblindi. Sipas Prokurorisë së Tiranës, automjeti i përdorur nga autorët ishte Wolfvagen Golf. Ndërkohë dy foristradat e tjerë të gjetura të djegura në zonën e Fushe Prezës ishin “Jeep” dhe “Shevrolet”. Pas marrjes së shumës monetare, grabitësit, u ndeshën madje edhe me patrullën e policisë, e cila qëndronte e stacionuar në rrethrrotullimin e Qafë Kasharit. Të njëjtat burime theksojnë se, makina me para kishte marrë drejtimin e Vorës, duke dalë në autrostadën kryesore Tiranë-Durrës. Prokuroret kanë identifikuar edhe targën e automjetit, por nuk e bëjnë të ditur atë për shkak të hetimeve. Këto të dhëna janë pohuar edhe nga 5 punonjësit e policisë private të cilët ishin në shërbim në momentin e transportit të parave drejt Aeroportit të Rinasit e qe kishin si destinacion Austrinë. Grabitësit u larguan ne drejtim të urës së Sharkës, ku braktisen makinat dhe i vunë flakën. Me pas ata u larguan me makinën e trete te tipit Golf. Sipas Prokurorisë, efektivët e shoqërisë private te sikurse nuk i kishin aktivizuar kamerat e vendosura ne ambientet e jashtëm te mjetit te blinduar.
Ещё видео!