Shumë njerëz mendojnë se pasojat e të ftohtit fillojnë vetëm kur kemi reshje dëbore dhe akull. Në të vërtetë, që kur nis rënia e temperaturave njerëzit mund të ndjejnë efektet e të ftohtit. Për ata që punojnë në sistemin shëndetësor dimri fillon që në nëntor, kur vërehen edhe prirjet e para për sëmundjet e zakonshme që përgjithësisht hasen në dimër.
Rreth kësaj periudhe ndonjëherë më shpejt, ndonjëherë më vonë, temperaturat bien nën 10.
Edhe pse për disa dimri me dëborën mund të jenë argëtues, këto kushte moti lidhen drejtpërdrejt me shtimin e disa sëmundjeve.
Disa grupe, si të moshuarit, të sëmurët kronikë e në veçanti të vegjlit, janë më të prekshëm nga to.
![](https://i.ytimg.com/vi/QPyC7eJK4vE/maxresdefault.jpg)