Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje avionesh, makinash, tankesh.
Gjendja në Kosovë ende paraqitet si një përplasje në planin diplomatik mes Komunitetit Ndërkombëtar dhe Milosheviçit. Grupi finlandez i hetimit të kufomave të masakrës po vazhdon punën për zbardhjen e ngjarjes.
NATO ka vazhduar me mobilizimin në brigjet e Adriatikut. Reagime vihen re dhe në politikën e brendshme serbe. UÇK-ja ka marrë peng pesë ushtarë serbë. Sipas organizatës së OKB-së për refugjatët si pasojë e ofensivës më të fundit serbë janë larguar pesë mijë persona prej shtëpive të tyre dhe rreth një mijë jetojnë nën qiell të hapur.
Gazetare : Mirela Milori
![](https://i.ytimg.com/vi/QTmx_IQwe8g/mqdefault.jpg)