Donald Trump s'ka më asnjë barrierrë në përballjen e 5 Nëntorit për Shtëpinë e Bardhe, për ku mesa duket do të përsëritet dueli i 2020-ës Trump - Biden.
Nikki Haley, rivalja e vetme e mbetur e republikanëve për Shtëpinë e Bardhë vendosi të mos e vazhdojë më garën e zgjedhjeve paraprake për kandidaturën presidenciale republikane.
Vendimin e mori pasi në zgjedhjet e "Super të Martës", 52-vjeçarja doli e para në vetëm 1 nga 15 shtetet ku u zhvilluan votime.
Ish-diplomatja amerikane në Kombet e Bashkuara tha në një fjalim para mbështetësve në Karolinën e Jugut, vendin e saj të lindjes se pas tërheqjes nga gara nuk do të mbështeste Donald Trumpin me delegatët e saj pasi ai duhet më parë ta fitojë këtë mbështetje.
Pas zgjedhjeve të së martës, Trumpit i duhen edhe 260 delegatë për të arritur 1215 të nevojshëm për të fituar kandidaturën e republikanëve në konventën e Korrikut.
Pavarësisht se pa rivalë mund të ndodhë që mungesa e votave të mjaftueshme të delegatëve të nxjerrë për votim emra të tjerë ditën e konventës, çka megjithatë ka pak gjasa të ndodhë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/QTveQGwum8A/maxresdefault.jpg)