#shengjin #plazh
Pavarësisht motit të paqëndrueshëm, bregdeti i Shëngjinit edhe gjatë kësaj fundjave pati një numër të lartë pushuesish. Shumica e tyre janë kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që e zgjedhin çdo sezon veror për të kaluar pushimet.
Ata janë besnikë të këtij destinacioni për kushtet, rërën dhe sidomos pastërtinë. Shiu që përfshiu Durrësin këtë të dielë, nuk i pengoi të gjithe pushuesit te frekuentojnë edhe bregdetin e këtij qyteti.
Pavarësisht se pjesa më e madhe e bregut ishte e zbrazur dhe bizneset kishin mbyllur çadrat në pritje të përmirësimit të motit, në plazh kishte ende pushues.
Edhe pse të pakët në numër, një pjesë e vizitorëve e kanë shfrytëzuar ditën për shitje, por kishte edhe të tjerë që nuk u lanë në det.
Gjatë ditëve të fundit pati një rritje të ndjeshme të numrit të pushuesve, për shkak edhe të rritjes së temperaturave. Por, fundjava shoqëruar me reshje shiu uli ndjeshëm numrin e vizitorëve.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/Qd7Kw4c7p6Y/mqdefault.jpg)