Shtimi i rasteve të fëmijëve të sëmurë sipas mjekut pediatër Bektash Mandri veç gripit mund të jetë dhe për shkak të virusit Rsv, i cili ka rënduar situatën në shumë vende të Europës dhe mund të ketë ardhur edhe në vendin tone, edhe pse ende për këtë virus Instituti i Shëndetit Publik nuk ka një deklaratë zyrtare për prezencën e tij.
“Europa po vuan nga virusi RSV që prek rrugët respiratore te fëmijët. Ky virus mund të sjell pasoja, dhe sidomos te më të vegjëlit. ISHP ende zyrtarisht nuk e ka deklaruar prezencën e këtij virusi, por unë kam patur 2-3 raste që dyshoj se kanë këtë virus”.
Mjeku pediatër thotë se se ky virus mund të përhapet nëpërmjet tështimave dhe kollitjeve, nga një fëmijë te tjetri
Virusi sincicial mund të ngatërrohet edhe me gripin se kanë simptoma të njejta, por ka kohëzgjatje më të madhe sipas pediatrit.
“Ka një klinikë më të zgjatur, një periudhë inkubacioni që shkon nga 4 deri në 6 ditë, periudha e rikuperimit të përgjithshëm shkon deri në dy javë në ndryshim nga gripi i zakonshëm që shkon deri në 7 ditë”.
Rastet me RSV janë shtuar ndjeshëm në disa vende të europës por dhe në shumë rajone të SHBA-së. Më të rrezikuar janë foshnjat dhe moshat e mëdha.
“Ngacmon më shumë rrugët respiratore dhe prek më së shumti fëmijët. Ka raste që ka kollitje të lehtë dhe e kalon por ka raste që gjendja ndërlikohet. Nëse një fëmijë nuk mjekohet, rëndimi mund të shkojë deri në pneumoni”.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!