‘Gjaku i tim biri nuk falet’. Kjo ka qenë deklarata e nënës së Erisonit, i cili në moshën 7 vjeçare humbi jetën tragjikisht në shpërthimin e municioneve të armëve të Gërdecit . Këtë të martë, Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e SPAK si dhe pushoi dosjen “Gërdeci”.
Për emisionin Breaking në Top Neës, Zamira Durda komentoi deklaratën e të birit Geraldo Durda, i cili paralajmëroi se mungesa e drejtësisë në rrugë gjyqësore do i hapë rrugën vetëgjyqësisë.
“Nëse drejtësia e mbyll ne një jetë kemi. Për moralin e atij fëmije unë jam betuar para arkivolit dhe është motivi i jetës time është vendosja e drejtësisë për tragjedinë e Gërdecit. Duhet ta kuptojnë të gjithë se gjaku nuk falet”
Zamira Durda nënvizoi se me këtë vendim të marrë që nuk i hapi rrugë hetimit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu besimi te drejtësia e re dhe SPAK është lëkundur megjithatë beteja gjyqësore nuk ndalet këtu.
“Nuk ndalem, do t’i drejtohem Strasburgut. Kodi Procedurës thotë se vendimi do të mbyllet në një dhomë këshillimi në një gjyqtar i vetëm, duhet të jenë pesë ose tre, nuk e di se më kë është këshilluar gjyqtari, se ka qenë vetëm”.
Reagimi i familjes Durda erdhi menjëherë pas vendimit të marrë nga gjykatësi Erjon Çela i cili vendosi që të pushohej çështja ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu mbi padinë e paraqitur nga SPAK. Sipas vendimit të marrë, vepra është parashkruar dhe prokuroria kishte kohë 10 vite për të ngritur një padi ndaj Mediut.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#ZamiraDurda#Gërdec#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/Qj51wwtOo3s/mqdefault.jpg)