Donald Tramp duket tashmë i pandalshëm në rrugën e kthimit në Shtëpinë e Bardhë. Gjykata e Lartë në Uashington i hoqi barrierën më të madhe që i rrezikonte atij kandidimin për një mandat të dytë. Me votë unanime, të 9 pjesëtarët e trupës së lartë gjyqësore, përfshirë edhe 3 gjykatësit e emëruar nga demokratët shfuqizuan vendimin e Gjykatës Federale të Kolorados që e përjashtonte emrin e Trampit nga fleta e votimit për zgjedhjet paraprake republikane.
Në vendimin e 20 Dhjetorit, Gjykata e Kolorados argumentoi se Tramp nuk ishte i denjë për të qenë pjesë e garës presidenciale pasi ishte përfshirë në kryengritje si ajo e 6 Janarit 2021 kur mbështetësit e tij sulmuan Kongresin për të ndalur betimin si president të Xho Bajdent. Neni 3 i Amendamentit të 14, i miratuar pas Luftës Civile të Shekullit të 19 ndalon pjesëmarrësit në kryengritje të zgjidhen në poste drejtuese.
Megjithatë, Gjykata e Lartë tha se nuk është kompetencë e gjykatave të shteteve federale të marrin vendime të tilla. Për këtë çështje vendos Kongresi. Vendimi i Gjykatës së Lartë ka fuqi në shkallë kombëtare dhe shuqizon të njejtat vendime si ai i Kolorados edhe në Meini dhe Illinois. Në një reagim për mediat amerikane, Donald Tramp e quajti vendimin "frymëzues dhe përbashkues".
Vendimi jepet një ditë para asaj që quhet "Super e Marta" kur votohet njëherësh në 15 shtete federale dhe ku në lojë janë 874 delegate nga 1215 të nevojshëm për t'u zgjedhur kandidat në konventën republikane të Korrikut. Në zgjedhjet paraprake të së dielës, Niki Hejlli fitoi në Uashington duke korrur fitoren e parë në një njësi federale. Megjithatë, Tramp ka fituar deri më tani 244 delegatë, kundrejt vetëm 44-ve të Hejllit rivalja e vetme e mbetur.
#gjykatalarte #donaldtrump
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/Qo2M9-9Vs6Q/maxresdefault.jpg)