SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Ashtu si edhe një vit më parë pandemia ka kushtëzuar festat fetare dhe ritualet e tyre, siç ëdhe kremtimi i Pashkës Ortodokse.
E kthyer në traditë, besimtarët janë drejtuar për t’u lutur në katedralen ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, duke respektuar masat antiCovid.
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos ka uruar Pashkët për besimtarët ortodoksë, ku në fjalën e tij theksoi se dita e ngjalljes të shërbeje për harmoni dhe bashkim
“Ngjallja e krishtit shpall fitoren e jetës ndaj vdekjes dhe ndaj të gjitha pasioneve shkatërrimtare, si dhe na fton të shijojmë çlirimin tonë nga pushteti i tyre. Në një botë që vuan nga armiqësi vdekjeprurëse dhe të luftojmë kundër urrejtjes dhe varianteve të saj të shumta. Le të përpiqemi që të fuqizohet bashkimi, pajtimi, dashuria, uniteti, bashkekzistenca harmonike midis popujve. Krishti i ngjall vëllezër dhe motra! Me shëndet e shpresë në këtë periudhë të vështirë të pandemisë dhe me lirinë e ngjalljes në shpirtin tonë. Gëzuar Pashkën!”, Anastas Janullatos, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse.
Klan News
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!