Ekzekutori portugez i biznesmenit Ardian Nikulaj është arrestuar në Marok, Ruben Saraiva pas bashkëpunimit të Policisë shqiptare me atë marokene.
Policia e Shtetit thotë se arrestimi i tij u krye në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë ligjzbatuese.
Ruben Saraiva, në momentin e arrestimit ka qenë i vetëm në një lokal, ndërsa tani pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë për t’u përballur me akuzën e vrasjes për gjakmarrje, të kryer në bashkëpunim.
Më herët janë arrestuar në Angli Steven Hunt, 49 vjeç, Thomas Mithan, 35 vjeç, Harriet Bridgeman, 27-vjecce, të gjithë nga Bristoli dhe Edmond Haxhia, 37 vjeç. Në kërkim vijon të jetë Harry Simpson, personi I gjashtë I përfshirë në ngjarjen e rëndë të 19 prillit.
Biznesmeni Ardian Nikulaj u ekzekutua me shtatë plumba në ambientet e biznesit të tij në zonën e Shëngjinit.
Nikulaj mbahej në vëzhgim nga shtetasit anglezë, të cilët I dhanë informacion portugezit Ruben Saraiva deri në momentin kur ai u shfaq më skafandër dhe maskë Covid në brendësi të lokalit të viktimës, duke e qëlluar për vdekje nga shumë afër.
Edmond Haxhia dyshohet si organizatori i vrasjes së biznesmenit. Ai është nipi i Elton dhe Klodian Lekstakaj, të cilët kanë qenë në hasmëri me fisin Nikulaj prej vitit 1997.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#ArdianNikulaj#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/QyoubogIvL0/maxresdefault.jpg)