Një zjarr i madh po vazhdon në ditën e dytë në Greqinë veriore. Zjarri në pyll shpërtheu herët të shtunën në afërsi të fshatit Melia, në lindje të qytetit të Aleksandropolis, për shkak të temperaturave të larta, erërave të forta dhe një thatësire që po zgjat me javë të tëra.
Flakët e zjarrit kanë dëmtuarshumë shtëpi dhe toka bujqësore në afërsi të Aleksandropolis, thanë autoritetet vendore.
Zjarrfikësit kanë përdorur aeroplanë dhe helikopterë për shuarjen e zjarrit në mënyrë që ta mbajnë nën kontroll, ndërsa tetë fshatra afër qytetit janë evakuuar plotësisht.
Katër njerëz u dërguan në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen.
Temperaturat në Greqi këto ditë shënojnë 39 gradë Celsius dhe pritet të vazhdojnë njëjtë edhe në ditët në vijim, tha Zyra e Meteorologjisë. Ndërkohë që në të gjithë vendin janë active 46 vatra zjarri.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Greece#Temperaturat#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/R1HCvjmDbn4/maxresdefault.jpg)