#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 vezë
300 ml qumësht
300 ml ujë
1 lgj maja të thatë
1 lgj sheqer
420 gr miell
Kripë
Perimet:
1 patate (në rende)
100 gr djathë (të thërrmuar)
1 spec (sipas dëshirës)
Vaj për skuqje
Në një tas sipas radhës në recetë vendosim të gjithë përbërësit. I përziejmë mirë me tel vezësh dhe pasi të na jetë formuar në brumë pak i hollë por më i trashë se krepat, mbulojmë tasin me celofan dhe e lëmë të pushojë 30 minuta.
Pasi të kalojë kjo kohë shtojmë pataten të grirë në rende, djathin dhe nëse dëshironi, specin të prerë në kubikë shumë të vegjël. I përziejmë mirë. Hedhim në tigan një lugë gjelle vaj, e hapim mirë me furçë dhe shtojmë një garuzhde e gjysmë brumë. E hapim mirë në të gjithë sipërfaqen dhe e mbulojmë me kapak për 5 minuta. Më pas shtojmë pak fare vaj mbi petull dhe e kthejmë, e pjekim dhe nga ana tjetër. Kështu vazhdojmë deri në përfundim të brumit. I shërbejmë të ngrohta.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
![](https://i.ytimg.com/vi/R3K7grzcXzc/maxresdefault.jpg)