Protestues palestinezë qwlluan me gurë dhe u dëgjuan të shtëna armësh gjatw përplasjes me forcat e ushtrisë izraelite që po kryente një operacion në qytetin e vjetër të Nablus, në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor.
Në pamje shiheshin të rinj palestinezë që qëllonin me gurë dhe disa me armë ndaj autoblindave izraelite që avanconin në qytet.
Muajt e fundit ka pasur thuajse përditë palestinezë të vrarë nga ushtria, e cila ka nisur operacione të shumta në vendbanimet palestineze në kërkim të atyre që quan “elementë terroristë”.
Zemërimi palestinez duket se është shtuar dje kur kryeministri Benjamin Netanjahut tha se qeveria e tij ka si përparësi zgjerimin e vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor, edhe pse konsiderohet “të jashtëligjshme” nga komuniteti ndërkombëtar.
OKB ka paralajmëruar sot se konflikti Izrael-Palestinë është “përsëri në pikën e zierjes” pas përshkallëzimit të dhunës së ushtrisë në Bregun Perëndimor dhe sulmeve të hakmarrjes në Izrael.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Izraeli#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/R3MVeGfPnfc/maxresdefault.jpg)