Për të parën herë që prej revolucionit Bolshevik, Rusia nuk arrin të paguajë borxhin e jashtëm. Pas raporteve se Moska ka dështuar të shlyejë rreth 100 milionë dollarë interesa për dy obligacione gjatë një periudhe 30 ditore lëshimi që i ishte bërë, por që përfundoi të djelën, Shtëpia e Bardhë u shpreh se një zhvillim i tillë tregon fuqinë që kanë pasur mbi këtë vend masat e ashpra perëndimore të vendosura pas fillimit të sulmit në Ukrainë. “Njoftimet mbi këtë dështim të Rusisë për të shlyer borxhin për herë të parë që nga 1918-ta, tregojnë sesa i fortë ka qenë reagimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj, dhe cfarë ndikimi dramatik ka pasur ai mbi ekonominë ruse”, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane që po merr pjesë në samitin e G7-tës në Gjermani. Moska vetë i mohon të tilla informacione; ajo pretendon se pagesat janë bërë në 27 maj në dollarë dhe në euro, por thotë se paratë janë bllokuar nga Euroclear, një kompani shërbimesh financiare me bazë në Belgjikë, e specializuar në shlyerjen e transaksioneve të letrave me vlerë. “Ky është një ngërc që shkaktohet prej sanksioneve perëndimore kundër vendit tone dhe nuk është problemi ynë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov. Një mungesë e tillë historike e aftësisë për të paguar ishte deri diku e pritëshme, duke qenë se për shkak të sanksioneve, gjysma e rezervave valutore të Rusisë jashtë kufijve ishin ngrirë.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Rusia#TopChannelNews
Ещё видео!