Aeroporti Adem Jashari në Prishtinë është alarmuar sërish për vendosjen e një bombe, duke përhapur në këtë mënyrë panik tek udhëtarët dhe punonjësit.
Policia e Kosovës u vendos menjëherë në lëvizje, duke marrë masat e nevojshme për vendndodhjen e bombës, ndëras evakuuoi të gjithë personat që ishin në aeroport.
Por nga të gjitha kontrollet e kryera, alarmai për bombë rezultoi fals. Kështu deklaroi zëdhënësja e aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara, e cila përmes një reagimi u shpreh se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë dhe se aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të vijojnë si zakonisht.
Lidhur me këtë ngjarje, reagoi edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se telefonata për bombë erdhi rreth orës 16.00.
Kjo nuk është hera e parë që aeroporti Adem Jashari në Prishtinë kërcënohet me bombë.
Fatmirëisht të gjitha rastet kanë rezultuar të rreme, dhe thjesht kanë qenë për të përhapur panik. Rasti i fundit u shënua më datë 28 dhjetor të vitit 2022.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kosovë#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/RHtrcmv1tY0/maxresdefault.jpg)