Laert Haxhiu është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri këtë të mërkurë nën forca të shumta sigurie policore. I dënuari nga gjykata e posaçme me burg përjetë për masakrën e Lushnjes, ka kaluar përmes pikës së kalimit kufitar Kakavijë drejt vendit tonë.
Laert Haxhiu u arrestua në muajin maj të vitit 2023 në Greqi dhe mbahej në burgun e Koridhalos, pasi u kap me dokumente të falsifikuar.
I njohur ndryshe si rivali i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës, Haxhiu vrau Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën si dhe plagosi Marjus Xhepexhiun dhe Bujar Turkut në Lushnjë në vitin 2017. Shënjestra ishte Xhulio Shkurti, nipi i ish-kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare.
Për të njëjtën ngjarje janë dënuar me burg përjetë Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Estradimi#LaertHaxhiu
![](https://i.ytimg.com/vi/RY-sSru1A5g/maxresdefault.jpg)