Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për agjencinë e njohur të lajmeve The Associated Press, ku është ankuar për njëanshmëri ndaj Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian dhe për tolerancë, siç ka theksuar ai, të regjimit autoritar të Serbisë.
“Ne besojmë që duke u sjellur mirë me një autokrat nuk e bën atë më të mirë. Është e kundërta”, ka deklaruar Kurti.
Gjatë intervistës, Kurti është ankuar se se të dërguarit nga SHBA dhe BE (Escobar dhe Lajçak), po i shkojnë në takime me kërkesat e Serbisë.
“Po vijnë te ne me kërkesa të palës tjetër”, ka thënë ai për AP-në.
Kurti ka insistuar që forcat speciale policore të Kosovës nuk mund të zvogëlohen me prani në veri, përderisa bandat serbet nuk largohen nga vendi apo nuk arrestohen nga Policia e Kosovës.
Ai e ka akuzuar Beogradin për orkestrimin e dhunës në veri.
Kurti ka thënë se fuqitë perëndimore nuk duhet ta ‘mbështesin Beogradin sepse është rënja e problemit në Ballkanin Perëndimor.
Po ashtu, duke folur për zgjedhjet e reja në veri, Kurti ka thënë se ato duhet të organizohen mirë, me, si dhe t’u paraprijë një proces de-kriminalizimi në veri.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Escobar#TopChannel
Ещё видео!