Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit, ku mbeti i vrarë Arben Lleshi dhe u plagos Indrit Shaqja, të dy të dënuar me burgim të përjetshëm.
Teksa ka dëshmuar lidhur me ngjarjen, drejtori i komanduar i burgut, Kamber Hoxha ka thënë se autori Sokol Mjacaj fillimisht i ka vënë pistoletën në qafë një prej punonjësve të policisë. Më pas Mjacaj është mbyllur në një nga dhomat e takimit të familjarëve, ku ka mbyllur dhe derën me shul hekuri.
Sipas dëshmisë së Hoxhës, kanë komunikuar me Mjacajn për rreth një orë e gjysmë. Gjatë komunikimeve me autorin e vrasjes së Arben Lleshit, Mjacaj ka treguar se armën e ka marrë para një muaji dhe e ka mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit. Një gjë të tillë e ka bërë kur Mjacaj ka marrë lajmin E nga mediat që u futa në 41-Biss.
Mjacaj rezulton se merrte ushqime nga dy persona, konkretisht më 1 Shtator, i ka dërguar i vëllai Paulin Mjacaj. Ndërkohë në 4 raste të tjera ia ka dërguar një grua, e cila në fillim është prezantuar si kushërirë e Mjacajt, ndërsa më 16 Nëntor, është prezantuar si mikeshë.
Ndër të tjera Hoxha ka pranuar se skaneri ka qenë jofunksional në momentin që ai ka marrë detyrën dhe është rregulluar vetëm para disa ditësh.
Ndërkohë thotë se se mund të ketë pasur neglizhencë nga punonjësit e policisë kur është futur arma, e cila u përdor për kryerjen e krimit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Misteri#ArbenLleshi
Ещё видео!