Kosova ka shënuar sërish këtë të hënë një bilanc të rëndë të pandemisë. Ministria e Shëndetësisë atje raportoi për 20 jetë të tjera të humbura, duke e çuar në 2457 numrin total të jetëve të humbura që prej nisjes së pandemisë.
Autoritetet shëndetësore bën të ditur gjithashtu se nga 7.384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjithashtu sipas raportit ditor në 24 orët e fundit u shëruan 962 qytetarë të tjerë, ndërsa numri i rasteve aktive me Covid ka shkuar në mbi 26 mijë raste.
Situata paraqitet jo pozitive edhe në spitale ku gjendet një numër i lartë qytetarësh që po marrin trajtim të specializuar mjekësor. Sipas të dhënave zyrtare në spitalet Covid gjenden të shtruar 1237 pacientë, nga të cilët 1060 janë të konfirmuar me Covid, 10 prej tyre janë në terapi intensive.
Kosova është një nga shtetet që po përballet me situatën më të vështirë të pandemisë gjatë javëve të fundit, teksa mban vendin e parë në botë për numrin e jetëve të humbura në raport me popullsinë.
Universiteti John Hopkins e ka renditur atë si të parën në botë me mbi 54 humbje jetë për çdo 1 milionë banorë. Të dielën Kosova vendosi një rekord negativ sa i përket fataliteteve, teksa atje humbën jetën 36 persona si pasojë e Covid.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!