Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Prej 6 janarit 2017 banorët e Thethit vazhdojnë të jenë të izoluar nga reshjet e mëdha të borës.
Videot që kanë mbërritur sot në adresë të Ora News online tregojnë situatën nga reshjet e borës që e kanë bërë të pamundur lëvizjen drejt Thethit.
Nga Boga deri në Qafe Thore rruga është e kalueshme me zinxhirë. Ndërsa më pas Qafë Thore- Theth, 14 km janë tërësisht të bllokuara.
Rruga që të çon në Theth nga Shoshi është tepër e rrezikshme pasi ka ngrica shumë të rrezikshme.
Madje një turiste italiane ka mbetur e bllokuar dhe e shtrirë mes borës i bën apel institucioneve për të hapur rrugën me qëllim që ajo të vazhdojë udhëtimin e saj.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/RmXZ3LSMhgc/maxresdefault.jpg)