#turizem #turoperatore
Shqipëria pritet të regjistrojë të njëjtin “boom” turistësh si viti i kaluar. Sipas turoperatorëve, kjo rritje e numrit të turistëve do të jetë vazhdimësi e atij të vitit 2022, dhe këtë e tregojnë edhe prenotimet e shumta që janë bërë.
Besnik Vathi: Edhe 2023 do të jetë një vit i mbarë, në vijimësi të rritjes që pati gjatë vitit 2022. Do jetë ndoshta sa viti i kaluar apo pak ma mirë. Kontrattat për turizmin e organizuar, atë të plazheve, me chartera apo turzimin me shëtitje, kulturor-historik me autobus janë bërë tashmë. Shitjet janë detyrë e operatorëve të huaj dhe jemi në punë e sipër për të filluar atë turizmin që fillon tani në pranverë, atë historik-kulturor dhe më pas atë të palzheve. Ka prenotime.
Përfaqësuesit e turoperatorëve thonë se Shqipëria tashmë ka tërhequr realisht interesin e turistëve në Europë. Madje çdo vit kemi futjen e tregjeve të reja turistike ne vendin tonë.
“Shqipëria ka tërhequr realisht interesin në Europë dhe në kontinenentet e tjera. Çdo vit ka lëvzije dhe futje të tregjeve të reja në Shqipëri. Vitet e fundit sidomos gjatë pandemisë dhe më pas, kemi ardhjen e turistëve nga Lindja e Mesme.”
Të shumtë janë edhe turistët me buxhete te vogla familjare, për të cilat sipas Vathit janë prezentë gjatë gjithë kohës në Shqipëri.
“Ndërsa përsa i përket ardhjes së grupeve apo turistëve të rinj, Shqipëria tashmë është destinacion edhe për buxhetet e ulëta dhe ky turizëm është i pranishëm dhe jo vetem në sezone, por gjatë gjithë vitit.”
Gjatë 2022 në Shqipëri hynë 6,8 milionë turistë, duke përbërë një shifër rekord në krahasim shifrat e viteve të parapandemisë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/RnXhIwdamIA/maxresdefault.jpg)