Bashkia e Tiranës ka hapur një tender për zhvillimin e zonës ekonomike të Kasharit me nje fond limit më shumë se 9 milionë euro, ku do të përfshihen godina, parkim, rrjetin e ujësjellësit si dhe aspekte të eficiencës së energjisë.
Zona për zhvillimin e TEDA Kashar, shtrihet në një zonë fushore të pandertuar 35 hektarë me mundësi zgjerimi deri ne 50 hektarë, e cila ne anën lindore dhe perëndimore te saj kufizohet nga kodra dhe ndodhet në kufirin verior të impiantit të përpunimit të ujerave të zeza. Trualli ka një konfigurim të rregullt gjeometrik dhe shtrihet në një terren fushor. Pjesa më e madhe e parcelave të përfshira në zonën TEDA kanë karakteristika bujqësore të papërdorura ose pjesërisht të kultivuara.
Vlera e investimit parashikohet të jetë 16 (gjashtëmbëdhjetë) milion Euro, pa përfshirë vlerën e investimit të operatorëve, duke punësuar 5000 – 7000 punonjës. Projekti Zona Teknologjike dhe e Zhvillimit Ekonomik (TEDA) Tiranë ka marrë statusin e investimit strategjik, ku synohet zgjerimi i gamës se industrive, duke krijuar diversifikim për të tërhequr industri prodhuese komplekse, siç janë industria automobile, ICT, industria e pajisjeve elektronike.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Tenderi#Bashkia
![](https://i.ytimg.com/vi/RpWcx_RTtrI/maxresdefault.jpg)