Zbulohen dy efektivë policie të cilët kishin grabitur një emigrant në zonën e sarandës. Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës zbuluan se dy policët i kishin marrë një emigrant 400 euro dhe telefonin cellular. ndaj dy efektivëve u dha masa e sigurisë arrest shtëpie. Por kjo nuk është hera e parë që policet kapen me shkelje. Gjatë vitit të kaluar janë arrestuar 168 punonjës policie dhe mbi 300 të tjerë janë nen hetim nga prokuroria. Bilanci i vitit 2022 I Agjencisë së mbikqyrjes policore dëshmoi se policia e shtetit vijon të ketë probleme. Punonjës të caktuar shpesh janë konstatuar në anën tjetër të ligjit dhe të dyshuar për vepra të rënda penale deri tek vrasja, përkrahja e autorit të krimit, korrupsioni e shpërdorimi I detyrës.
Përveç agjençisë së mbikqyrjes policore edhe vet strukturat e rendit kanë evidentuar shkelje mes radhëve të tyre. Vetëm gjatë vitit që lamë pas me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë janë përjashtuar nga policia rreth 80 punonjës për shkelje të ndryshme.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vjedhje#TopChannelNews
Ещё видео!