Deputetja Rudina Hajdari do të kandidojë në Qarkun e Elbasanit si anëtare e partisë Nisma.
Këtë lajm e ka dhënë përmes një ideoje në profilin e saj në Facebook, ku u bën thirrje të gjithë të rinjve t’u bashkohen nismës “Thurje”. Ajo thekson se të gjithë duhet të rebelohen ndaj klasës së vjetër të krijuar gjithë këto vite me tre partitë e mëdha që kanë qenë gjithmonë në vendin tonë.
“Miq, dua t’ju kërkoj sot mbështetje për një vendim të rëndësishëm që kam marrë së bashku me skuadrën lidhur me zgjedhjet e ardhshme. Nëse beson te unë dhe te ekipi ynë të lutem merr pak kohë, më dëgjo, e na jep një dorë. Ka ardhur koha që të gjithë të rebelohemi ndaj klasës së vjetër politike dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse ndihmojmë ata që marrin guximin të përballen. Nëse je nga qarku i Elbasanit të ftoj të regjistrohesh te rudinahajdari.al dhe menjëherë do të kontaktoj për një takim, që të jesh pjesë e ekipit. Nëse je gjetkë, sugjeroja këtë video miqve që njeh në qarkun e Elbasanit. Nëse ke mundësi mund të dhurosh për fushatën te rudinahajdari.al. Ndryshimi vjen nga njerëzit që kanë guximin të sfidojnë realitetin e hidhur dhe ne e kemi këtë guxim. Kemi edhe gjithë energjinë për tu përballur me një klasë të kalbur politike e cila na ka vjedhur deri në palcë. Eja bashkohemi! Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur! Ju falënderoj nga zemra”, shkruan Hajdari.
Pamje të marra nga Facebook i deputetes Rudina Hajdari
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#RudinaHajdari#Elbasan#TopChannel
Ещё видео!