Serbia ka hedhur të mërkurën akuza të ashpra ndaj Shqipërisë, duke thënë se Tirana zyrtare po i fryn zjarrit që ka shpërthyer në Veri të Kosovës. Beogradi i është përgjigjur ashpër deklaratës së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme duke e akuzuar Shqipërinë se po nxit kryeministrin Albin Kurti të rrisë me tej tensionet me Serbinë, pa marrë parasysh pasojat.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daviv komentoi gjatë reagimin e parë të ministres Olta Xhacka për situatën në Kosovë, duke thënë se ajo ka deklaruar mbështetjen e saj për regjimin kriminal të Alibin Kurtit dhe sulmoi brutalisht Serbinë me retorikë të zjarrtë. Sipas Dacic, Shqipëria duhet të mbajë përgjegjësi nëse përplasjet përshkallëzohen.
Ministrja shqiptare në vend që ta paralajmërojë që të mos kërcënojë paqen dhe stabilitetin në rajon, ende po e inkurajon për provokime të mëtejshme, prandaj ajo dhe gjithë bashkësia ndërkombëtare mbajnë një përgjegjësi të madhe për gjithçka që po ndodh dhe mund të ndodhë në Kosovë. Serbia do të bëjë gjithçka për paqen, e udhëhequr nga presidenti i Republikës, Aleksandër Vuçic, por gjithashtu do të bëjë gjithçka për të mbrojtur popullin serb nga terrori dhe masakrat. Ajo nuk i ka kujtuar Kurtit se ka obligim ndërkombëtar të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, Rezolutën 1244, apo se ka obligimin për formimin e Unionit të Komunave Serbe dhe për të mos dërguar njësit e armatosur shqiptare në veri”
Siç ka theksuar ai, barrikadat janë një rezistencë politike paqësore kundër terrorit ndaj popullit serb, nga Kryeministri Kurti.
Kjo përgjigje e ashpër vjen pasi ministria e jashtme shqiptare reagoi me tone të prera për situatën në Kosovë, duke i kërkuar Serbisë të ndalte kërcënimet ushtarake.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Serbi#TopChannel
Ещё видео!