Një drejtues mjeti në Tiranë është arrestuar pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte policin e rrugores për të mos i hequr pantentën dhe lejen e drejtimit.
34-vjeçari me iniciale N.A. u konstatua në rrugën “Teodor Keko” mbrëmjen e së martës duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë. Ai u ndalua për kontroll dhe nga verifikimi me aparatin drager, ky drejtues mjeti rezultoi nën efektin e alkoolit në masën 0.89 mg/l testi i parë dhe 0.75 mg/l testi i dytë.
Për të shmangur penalizimin, ai i dha policit 45 mijë Lekë të vjetra. Drejtuesi i mjetit u arrestua në flagrancë për korrupsion aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike dhe për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/SFscBtmcxrc/mqdefault.jpg)