Që në momentin e parë që filloi lufta në Ukrainë, Perëndimi vendosi sanksione kundër Rusisë. Qëllimi i sanksioneve ishte të detyronte Putinin t'i jepte fund luftës, por presidenti rus dëshmoi se makina e tij e luftës mund t'i rezistonte sanksioneve të BE-së.
Një vit më vonë, ekonomia ruse ka filluar të preket nga dhjetë paketa sanksionesh që janë vendosur nga BE. Sanksionet që më në fund po prekin rrezikshëm Rusinë janë kufizimi blerjes së naftës dhe gazit.
Vetëm tani, deficiti buxhetor i Rusisë po rritet dhe të ardhurat nga nafta dhe gazi po përgjysmohen".
Shumica e diplomatëve dhe zyrtarëve të BE-së të përfshirë në politikën evropiane të sanksioneve theksuan se qëllimi nuk ishte kurrë, realisht, të detyrohej Rusia të tërhiqte trupat. Qëllimi ishte dobësimi i makinës së luftës së Kremlinit duke i hequr Putinit fondet që i nevojiteshin.
Megjithatë, pavarësisht parashikimeve të hershme, ekonomia ruse nuk ka rënë si rezultat i ngrirjes së tregtisë me Perëndimin. Ndërhyrjet në kohë nga Banka Qendrore e Rusisë, të ardhurat nga eksportet e mbetura të energjisë dhe një zhvendosje në tregje të reja e kanë zbutur ndikimin e sanksioneve.
Pra, lind automatikisht pyetja: A ia vlenin vërtet të gjitha përpjekjet dhe vështirësitë ekonomike në Evropë? Debati vazhdon ndërsa BE-ja konsideron raundin e 10-të të sanksioneve përpara përvjetorit të pushtimit të Ukrainës.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Putin#Sanksionet
Ещё видео!