Efektivi i patrullave “Shqiponja” do të përballet me gjykatën për vlerësimin e masës së sigurisë për një akuzë të rëndë, atë të vrasjes. Pas dëshmisë dhe hetimeve që janë kryer nga Prokuroria, por edhe Shërbimi për Cështjet e Brendshme dhe Ankesave, efektivi me inicialet N.H është zbardhur edhe krimi i vrasjes së 25 vjecarit Klodian Rasha.
Sipas nenit 83 të Kodit Penal vrasja e kryer në kushtet e kapërcimit të kufijve të mbrojtjes së nevojshme dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Kaq rrezikon efektivi i policisë, ndaj të cilit është ngritur akuza.
Ngjarja ndodhi të martën në rrugën “Dritan Hoxha”, kur polici i arrestur dhe një koleg i tij kanë konstatuar gjatë patrullimit një shtetas, i cili sillej dhe kryente veprime të dyshimta, çka bëri shkak që Patrulla të kryente verifikimin e shtetasit.
Pas thirrjes së Policisë për të ndaluar, i riu nuk i është bindur thirrjes së efektivit dhe ka tentuar të largohet për t’i ikur policisë, e cila është vënë në ndjekje të tij nëpër rrugica.
Gjatë hetimeve paraprake, si kqyrja e vendit të ngjarjes ku ka gjetur vdekjen shtetasi Klodian Rasha, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, administroi pamjet filmike të subjekteve private pranë vendit të ngjarjes.
Nga hetimet paraprake është konkluduar se dyshohet se veprimet e punonjësit të Policisë bien në kundërshim me procedurat standarde të përdorimit të armëve të zjarrit dhe se ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#KlodianRasha#ForcatShqiponja#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/SY8LhIFCvmo/maxresdefault.jpg)