8 raste të reja janë zbuluar me koronavirus, duke e çuar kështu në 23 totalin e të prekurve nga ky virus. Rastet e reja janë identifikuar në Rrogozhinë, Durrës dhe Elbasan.
“Nga rastet e reja, 2 janë në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Rrogozhinë dhe 3 në Tiranë. 5 prej tyre ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë (3 rastet nga i identifikuari i parë me COVID-19, një rast tjetër, 31 vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë)”.
Pacientët e shtruar në Shërbimin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, sipas mjekëve janë në gjendje të stabilizuar.
“5 prej këtyre personave nga Tirana dhe Rrogozhina ndodhen të shtruar në Spitalin Infektiv. Pjesa tjetër ndodhen të vetëizoluar në shtëpi. 2 rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë patur kontakt me spitalin (të ndjerën), por nuk kanë shenja të sëmundjes dhe janë të vetëizoluar në shtëpi”.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë 134 persona në vetëkarantimin, ndërsa po vijon gjurmimi i rasteve që kanë qenë në kontakt me personat e infektuar. Të mërkurën koronavirusi shënoi edhe viktimën e parë në Durrës.
Tv Klan
Ещё видео!