Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i kërkoI Serbisë në praninë e një sërë liderësh europianë hapjen e menjëhershme të dosjeve shtetërore serbe për periudhën e kryerjes së krimeve në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Kreu i qeverisë së Kosovës tregoi se zhvilloi 17 takime dypalëshe gjatë kohës që u zhvillua Konferenca e Sigurisë në Mynih. Mes tyre ishin edhe takimet me Josep Borrell, përfaqësuesin e BE për Politikën e Jashtme dhe çëshjet e Sigurisë dhe atë me Miroslav Lajçak, i Dërguari i Posaçëm për Dialogun Kosovë-Serbi, etj.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti tregon se gjatë dy ditëve në Mynih zhvilloi takime bilaterale edhe me liderë e përfaqësues politikë nga Evropa dhe bota.
”Biseduam me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, me kryeministrin e Bullgarisë, Kiri Petkov, dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimistar Kovaçevsik. Kurse bashkë me presidenten Vjosa Osmani Sadriu, takuam kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, ku theksuam rëndësinë e njohjes së shtetit të Kosovës nga Greqia, si hap i radhës i natyrshëm drejt thellimit të mëtetjeshëm të raporteve mes dy shteteve tona”,shkruan Kurti.
Ai njofton se ka kërkuar gjatë këtyre takimeve, hapjen e arkivave shtetërore në Serbi , duke thënë se krimet e kryera në Kosovë, ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë.
Ai ka akuzuar Serbinë për gjenocid, duke i kërkuar të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës.
“E kaluara nuk ka kaluar ende pasi krimet e luftës dhe gjenocidi janë ende të mohuara. I bëra thirrje Serbisë që të hapë arkivat shtetërore”, shkruar ai në Tëitter.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kurti#Mynih#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/S_f1BCcdzb4/maxresdefault.jpg)