Durim Bami, i njohur gjerësisht si “i forti i Niklës” është vendosur në pranga vetëm pak ditë më parë në Dubai. Autoritetetet shqiptare po shfrytëzojnë çdo rrugë për të bërë të mundur ekstradimin e tij, gjë që do ta kthente në të parin personazh që ekstradohej nga Dubai duke hapur rrugën për shumë të tjerë. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh shpresëplotë për ekstradimin e Bamit. Deri më tani, nga Dubai është ekstraduar (me dëshirën e tij) vetëm Bruno Çobo, askush tjetër. Kjo për shkak të politikave të shtetit, i cili nuk ka marrëveshje ekstradimi me asnjë vend të Bashkimit Europian. Kjo ka bërë që shumë emra, si Eldi Dizdari, Florenc Çapja, apo Plaurent Dervishaj të mos ekstradohen.
----------------------------------------------
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]...
Instagram: / zeri.albania
YouTube: / @zerimedia.2023 .
TikTok: [ Ссылка ]=...
ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.
E VËRTETA DUHET FITUAR
#zeri #lajmeshqip #aktualitet
Ещё видео!