Gjykata e Apelit në Tiranë ka refuzuar kërkesën e ish-efektivit Jeton Lami për t’u liruar nga burgu, teksa akuzohet se ka ndihmuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj për të lëvizur në disa qytete.
Gjyqtarja e Apelit Edlira Petri vendosi kështu të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Kurbinit, atë të arrestit me burg.
28-vjeçari i cili akuzohet se ka shoqëruar, ndihmuar dhe transportuar të shumëkërkuarin nuk ka qenë në sallë, por të pranishëm ishin dy avokatët dhe familjarët e tij.
Ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë, ndërsa cilësohet si personi kyç për zbardhjen e hetimit që ka nisur për të zbuluar se ccfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn.
Jeton Lami u arrestua pasi u shfaq në disa kamera sigurie duke lëvizur në automjet bashkë me Ervis Martinajn, në një kohë kur ky I fundit ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi I Artë”.
Në dy raste, ish-efektivi I forcave FAST ka refuzuar të flasë. Rasti I parë ishte brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku dhe u arrestua. Edhe para gjykatës së Kurbinit, Lami ka refuzuar të flasë, duke mos dhënë asnjë detaj dhe arsye, se pse shoqërohej në mënyrë të vazhdueshme me Ervis Martinin dhe cili është fati i këtij të fundit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Apeli#JetonLami#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/StydbINzGcA/maxresdefault.jpg)