Një shqiptar është vrarë gjatë natës në zonën Reggio Emilia të Italisë.
Ngjarja tronditëse ndodhi mbrëmjen e së premtes pas një debati, ku një italian goditi me thikë për vdekje 61-vjeçarin me origjinë shqiptare, ngjarja ka ndodhur pasi shqiptari kishte shkuar në godinën ku banon vrasësi i dyshuar për të vizituar mbesën e tij.
Policia identifikoi sulmuesin e dyshuar, një 41-vjeçar, i cili u gjet në banesën e tij dhe më pas u arrestua. Gjatë kontrollit policia i sekuestroi edhe një thikë kuzhine italianit, që dyshohet se ishte arma e krimit, të cilën e ka marrë nga banesa ku jeton me nënën e tij dhe më pas ka shkuar në shtëpinë e fqinjëve të tij shqiptarë.
Sipas dyshimeve të para, nga ajo ëka praportohet nw mediat italiane thuhet se debati ka shpërthyer për shkak të qëndrimit tallës të italianit ndaj shqiptarit.
41-vjeçari, i cili ka një histori të një sërë vjedhjesh serie të kryera brenda supermarketeve Bibbiano, u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje e rëndë dhe e dërguar në burg. Kur po e merrnin në makinë, rreth 30 persona që ishin mbledhur poshtë shtëpisë u hodhën në drejtim të 41-vjeçarit tentuan ta sulmonin, por u bw e mundur që Policia tw krijonte një kordon dhe arriti tw largonte autorin e vrasjes sw shqiptarit
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#ReggioEmilia#Itali
![](https://i.ytimg.com/vi/SviPcD4o2hc/maxresdefault.jpg)